Parlamenti gjerman ka miratuar vendimin për zgjatjen e afatit të fondit multimiliardësh të ndihmës fiananciare gjatë pandemisë për kompanitë më të mëdha.
Afati i Fondit për Stabilizim Ekonomik (WSF) ishte caktuar të përfundonte në fund të vitit 2021 dhe tani do të zgjasë deri më 30 qershor 2022.
Partnerët e koalicionit të Gjermanisë, Social demokratët (SPD), të Gjelbrit dhe FDP-së, si dhe Kristian demokratët e opozitës e mbështetën vendimin për zgjatjen e afatit të fondit.
Fondi, i krijuar menjëherë pas shpërthimit të pandemisë në pranverën e vitit 2020, synon të stabilizojë aktivitetin e kompanive që hasin probleme me likuiditetin, dhe dështimi i tyre në vazhdimësi do të kishte një ndikim të rëndësishëm në ekonomi dhe në tregun e punës. Për shembull, linja ajrore ‘Lufthansa’ u mbështet me një fond miliarda eurosh.
Përveç Fondit për Stabilizim Ekonomik janë vënë në dispozicion ndihma të tjera për të ndihmuar ekonominë gjatë pandemisë.
Konkretisht, vëllimi i ndihmës së mundshme do të reduktohet. Për shembull, masat e rikapitalizimit, të cilat mund të shkojnë deri në përfshirjen e drejtpërdrejtë të shtetit në një kompani dhe për të cilat Fondi për Stabilizim Ekonomik lejohet të marrë kredi, deri më tani kanë pasur një kufi të sipërm prej 100 miliardë euro (113 miliardë dollarë) në total. Kjo shumë do të reduktohet në 50 miliardë euro.