Në godinën e re të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor në Berat prej janarit 2022 do të marrin shërbime cilësore rreth 38 mijë drejtues mjetesh.
Lajmi u bë i ditur nga Kryeministri Edi Rama, i cili ndau sot pamje nga ky investim.
“Mirëmëngjes dhe me transformimin e DRSHTRR në Berat, që duke nisur nga Janari 2022 do të marrin shërbime dinjitoze rreth 38 mijë drejtues të mjeteve rrugore të 5 bashkive të këtij qarku, ju uroj një javë të mbarë”, thekson Rama.
Godina e re e DRSHTRR Berat ka salla të reja për lejedrejtimet dhe regjistrimin e mjeteve.
Po ashtu, investimi përfshiu ndërtimin e kapanoneve për kryerjen e identifikimit teknik dhe fizik të mjeteve si dhe zyra shërbimi.