Në selinë e PD-së, dy palët që nuk njohin njëra-tjetrën, u përplasen në distance, duke përdorur tone force.

Zoti Berisha në një konferencë shtypi nga një sallë përballë asaj ku zoti Basha po zhvillonte një mbledhje, i bëri thirrje këtij të fundit të largohet nga Partia.

Dera e sallës ku zoti Berisha mbajti konferencën u hap më dhunë nga një prej personave që e shoqëronin atë, e që sipas zotit Basha është një narkotrafikant i kërkuar në Britaninë e Madhe.

Gjithë këtë përplasje, kryeministri i vendit Edi Rama ka zgjedhur ta ilustrojë me një video nga seriali vizatimor Tomi dhe Jerry.

@ediramatiktok

#grataNONgrata#çeleNONmylle#bravaNONbrava#hapeNONhape

♬ original sound – EdiRamaTikTok