Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, iu drejtua mediave në konferencën për shtyp para ndeshjes të së dielës në Premier League kundër Leicester City që do të luhet në orën 16:00 në stadiumin Etihad.
Trajneri spanjoll nuk kishte se si t’i ikte pyetjeve për Ferran Torres, duke konfirmuar se ai “është afër” të bëhet futbollist i FC Barcelona, derisa shtoi se “por ata nuk më kanë thënë ende se është zyrtare”.
Trajneri spanjoll u pyet nëse ishte i pakënaqur me largimin e tij, për të cilin ai u përgjigj se: “Ferran është nga Spanja, Barcelona e kërkon atë, ai tha se dëshiron të shkojë dhe unë i thashë se mund të largohej. Telefonova Txikin, agjenti i tij duhet të arrijë marrëveshje dhe të largohet. Unë dua që lojtarët të jenë të lumtur”.
Tashmë duket e kryer gjithçka, Torres do të jetë blerja e parë e Xavit sapo të hapet afati kalimtar i janarit. /