Qindra protestues të thirrur nga Sali Berisha janë mbledhur pak para orës 16:00 në selinë e Partisë Demokratike.
Në pritje të Berishës, protestuesit janë lëshuar me sharje në drejtim të zyrës së Lulzim Bashës.
Ata i kanë bërë thirrje kreut të PD të dalë dhe të përballet me ta. Sharje i janë drejtuar edhe deputetit Ervin Salianji i cili është përballur një moment me protestuesit kur ka hyrë në seli.
“Hajde dil përjasht o legen. Të q*** robt, o k*rvë. Rroftë Sali Berisha” – janë disa nga fyerjet në drejtim të Bashës.
Mbështetësit e Berishës i kanë kërkuar largimin, teksa presin t’i drejtohen Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për të protestuar kundër ardhjes së Aleksandër Vuçiç në Tiranë.