Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi deklaroi sot pasdite se në kolektorin e Semanit, situata është e qetë, të gjitha ujërat derdhen në det.

Deputeti Petro Koçi ka vizituar sot pasdite derdhjen e ujërave në det nga kolektori i Semanit

“Jemi në kolektorin bregdetar të Semanit. Falë funksionimit të plotë të hidrovorit e gjithë ujëmbledhja zbrazet në det. Situatë e qetë”, njoftoi Koçi.

Situata e reshjeve në vend po monitorohet nga të gjitha struktura vendore dhe qendrore për menaxhimin sa më të mirë.