Ambasada e Kosovës në Holandë ka njoftuar masat e reja që duhet të zbatojnë shqiptarët e Kosovës që kanë plan të udhëtojnë drejt këtij vendi.
Qytetarët të cilët udhëtojnë për në Holandë nga zona Shengen duhet të paraqesin dëshmi që nuk janë me COVID-19, pra testin negativ edhe nëse ata janë të vaksinuar apo që e kanë kaluar së fundmi sëmundjen.
Fëmijët holandez nuk do të kenë mundësinë të shkojnë në shkollë deri më 10 janar për shkak se ato do të jenë të mbyllura së bashku me restorantet, baret, kolegjet, universitetet, kinematë, teatrot dhe koncertet të cilat do të jenë të mbyllura deri më 14 janar.
Qeveria e Holandës ka marrë vendim për masa të reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së virusit Covid 19, duke filluar me mbyllje nga sot (e dielë, 19 dhjetor 2021).