Në aeroportin e Shkupit në Maqedoni të Veriut, mbërritën trupat e 45 viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi në autostradën e Strumës në Bullgari.
Në ceremoni morën pjesë kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ministri i brendshëm, Blendi Çuçi, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zyrtarë të tjerë të rajonit.
Pjesëmarrësit vendosën kurora lulesh në shenjë homazhi për personat që humbën jetën nga autobusi i shkrumbuar në Bullgari me 23 nëntor.