Dashi-Pritet që kjo të jetë një javë e mbarë për ju. Vendosmëria juaj do të jetë faktor vendimtar për t’ia dalë mbanë për të realizuar objektivat që i keni vënë vetes prej kohësh dhe për të kënaqur ambiciet tuaja. Në aspektin profesional do të përjetoni një periudhë qetësie, që do të donit të zgjaste sa më shumë. Dashi këtë javë do të mbajë vendin e pestë.
Demi -Ndiheni mirë, sepse i keni realizuar objektivat që i keni vënë vetes. Kjo do të jetë një javë e favorshme për financat dhe punën në përgjithësi. Marrëdhëniet e dashurisë do t’ju japin pak qetësi, edhe situata në familje parashikohet e mirë. Me shoqërinë do të kaloni çaste të bukura dhe do të rifitoni kohën e humbur. Vendi i tretë për ju këtë javë.
Binjakët-Yjet ju këshillojnë që t’i kushtoni vëmendje aspektit emocional, që me sa duket së fundmi e keni anashkaluar. Kjo ka shkaktuar krisje në marrëdhëniet tuaja dhe është reflektuar në raportin me familjarët dhe miqtë. Jeni dukur të irrituar në sytë e të tjerëve dhe kjo ju ka ndikuar për keq. Mos i merrni gjërat më seriozisht seç duhet dhe qëndrojuni pranë të dashurve tuaj. Binjakët do të jenë në vend të 10-të.
Gaforrja-Përgjegjësitë dhe shpenzimet e kësaj jave mund t’ju vënë në provë, ndoshta më shumë nga sa kishit parashikuar. Disa sakrifica do të kërkohen edhe në vendin e punës, veçanërisht nëse keni të bëni me njerëz që punojnë me kohë të pjesshme. Në aspektin sentimental do të duhet të përballeni me një periudhë të ftohtë dhe mjaft monotone. Gaforrja këtë javë do të jetë në vendin e 12-të.
Luani-Do ta keni të vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët këtë javë dhe kjo me siguri do t’ju bëjë të ndiheni keq. Në aspektin sentimental do të kaloni çaste të bukura romantike dhe pasionante, por edhe periudha ftohjeje, jo medoemos për fajin tuaj. Në aspektin profesional do të jeni mjaft të angazhuar, prandaj bashkëpunimi me kolegët do t’ju vinte mjaft në ndihmë, në mënyrë që t’i kapërceni më lehtë pengesat. Luani do të jetë në vend të gjashtë.
Virgjëresha-Do t’ju duhet të merrni vendime që do të ndikojnë në sferën ekonomike, pasi do të keni shpenzime të tjera për të përballuar. Por edhe në aspektin sentimental do të keni “fatura” për të paguar. Disa miqësi mund t’ju zhgënjejnë, prandaj duhet të tregoheni më të kujdesshëm me njerëzit që mbani pranë. Gjithashtu duhet t’u kushtoni më shumë kohë fëmijëve, pasi ata kanë nevojë për ndihmën tuaj. Virgjëresha do të mbajë vendin e 7-të.
Peshorja-Një trishtim i pazakontë do ta shoqërojë shenjën tuaj këtë javë, që do të bëhet shkak për krisje në marrëdhëniet e dashurisë dhe për raporte konfliktuale. Nervozizmi juaj mund të ndikojë për keq edhe në aspektin profesional, duke u prerë rrugën disa projekteve ekzistuese që mund të jenë thelbësore për një rritje të mundshme në sektorin financiar. Peshorja do të mbajë vendin e 11-të.
Akrepi -Kjo do të jetë një javë e mbarë për të lindurit në shenjën tuaj, sidomos në aspektin profesional. Do të merrni guximin për t’u përballur me sfida të reja, gjë që mund t’ju ndihmojë të bëni përpara, ndoshta edhe duke përfituar një rritje në detyrë. Situata ekonomike paraqitet e mirë. Në fundjavë përkushtojuni të dashurve tuaj dhe me siguri që kjo do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Akrepi do të renditet i katërti.
Shigjetari-Horoskopi javor për shenjën tuaj parashikon ndryshime dhe zgjedhje që do të ndikojnë në shumë situata, që në këtë moment do të dëshironit t’i përmbysnit. Ndryshimi do të fillojë që nga lidhjet e dashurisë, disa prej të cilave duhet t’i ndërprisni, për të vazhduar në sektorin e punës që prej kohësh duket sikur po ju mban nën kontroll. Shigjetari do të renditet në vend të tetë.
Bricjapi-Këtë javë shenjën tuaj do ta pushtojë entuziazmi. Do të keni dëshirë të kujdeseni për çdo detaj të vogël që ka lidhje me festat. Me siguri që do të merrni një lajm të mirë, thuajse të papritur nga partneri. E meqë po flasim për dashurinë, mund të themi se në këtë periudhë në lidhjet tuaja do të mbretërojë harmonia dhe pasioni. Në aspektin profesional do t’ju ofrohen mundësi që nuk duhet kurrsesi t’i humbisni. Bricjapi do të jetë në vend të dytë.
Ujori-Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit e kësaj shenje. Do t’ju duhet të bëni disa sakrifica dhe të jeni më të angazhuar në punën tuaj për pjesën më të madhe të kohës. Prandaj mos merrni me gjëra të parëndësishme, por përqendrohuni në maksimum, nëse doni t’i arrini qëllimet që i keni vënë vetes. Edhe në sferën sentimentale situata nuk paraqitet e mirë, por këtë nuk e keni në dorë ju. Ujori do të mbajë vendin e nëntë.
Peshqit-Yjet ju thonë se kjo do të jetë një javë me shumë fat. Jupiteri në bashkëveprim me Neptunin do t’ju bëjë të ndiheni më energjikë dhe më ambiciozë se kurrë. Sfidat profesionale do t’i përballoni me një shpirt të shkëlqyer luftarak, por në ndihmë do t’ju vijë edhe fati i mirë. Harmonia në dashuri do ta plotësojë më shumë këtë tablo të bukur. Këtë javë Peshqit do të jenë yjet e zodiakut, duke mbajtur vendin e parë.