I veshur me një kostum të zi dhe maskë të bardhë, ai lëshon kërcënime kundër Mbretëreshës Elizabeth. Ky është imazhi i një personi i cili arriti të futej në Pallatin Mbretëror.
Një video e publikuar nga mediat britanike shfaqet i riu i cili thekson se do marrë hak për masakrën e Amristar në 1919”.
Adoleshenti i arrestuar përdori një litar për t’u ngjitur në një gardh metalik.
Shkeljet e sigurisë në rezidencat mbretërore janë të rralla. Më e rënda në mbretërimin e Elizabeth ndodhi në vitin 1982, kur një person u ngjit në një mur për të hyrë në Pallatin Buckingham, shtëpinë e saj në Londër, dhe u fut në një dhomë ku ajo ishte në shtrat.