Shqipëria është zgjuar ditën e sotme me mot te keq, reshje shiu të dendura dhe temperature të ulëta.

Por si do të jetë moti në ditët në vijim në Shqipëri? Meteorologu Hakil Osmani njoftoi se moti do vijë të jetë i shoqëruar këto ditë me vranësira të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu, ndërsa në zonat malore sjellin mund të ketë dhe reshje të lehta dëbore. Përsa i përket temperaturave edhe pse dy ditët e fundit ka pasur një rritje të lehtë të tyre, nga ditët në vijim do të kemi sërish ulje të tyre.

Sa i përket ditës së ndërrimit të viteve meteorologu u shpreh se pjesa e parë e ditës do të shoqërohet me kthjellime dhe reshje shiu të izoluara, por pjesa më e madhe e vendit do të ketë mot të qëndrueshëm duke u dhënë mundësinë qytetarëve që të festojnë të qetë natën e ndërrimit të viteve. Moti edhe këto ditë mbeten me prezencën e vranësirave që do sjellin reshje të pakta shiu si në male flokë të lehta dëbore, ndërsa fillim java paraqitet me mot të paqëndrueshëm shoqëruar me shi. Temperatura e ajrit kanë pasur një rritje të temperaturave këto dy ditët e fundit, por në ditët në vijim do kemi sërish rënie të tyre.