Marrëdhënia mes Donaldit dhe Ilirit në shtëpinë e BBV sa vjen dhe përkeqësohet.
Sa më shumë i afrohen çmimit të madh të Big Brother VIP aq më e ashpër bëhet marrëdhënia mes banorëve, sidomos mes atyre më të fortëve dhe pretendentëve.
Kësaj rradhe bëhet fjalë për Ilirin dhe Donaldin.
Së fundmi Donaldi nervozohet shumë nga fjalët e Ilirit, i cili diskuton me Monikën me zë të lartë në dhomën e ndenjës. Aktori nervozohet dhe nuk dëshiron ta dëgjojë duke folur, teksa vepron i nevrikosur duke përplasur gjërat dhe godet murin me grushte.
Mos fol më, nuk dua ta dëgjojë, hape perden mos ta dëgjojë”, -thotë Donaldi, ndërkohë shihet i acaruar.
“Mos dil nga vetja jote, Donald të lutem, qetësohu, Iliri po flet me Monikën”, -i thotë Beniada e cila mundohet ta qetësojë.
Pranë tij në dhomën e gjumit ndodhet Beatrixi, e cila çuditërisht nuk flet fare dhe nuk merr mundin ta qetësojë Donaldin.