Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali zhvilloi sot një takim me Vannino Vannucci, përfaqësues i kompanisë prestigjioze italiane “Vannucci Piante”.

Kjo kompani njihet për kultivimin e plantacioneve të mbi 3000 varietete bimësh.

Kompania është themeluar në vitin 1938, eksporton bimë në më shumë se 60 shtete dhe ka një sipërfaqe prej 545 ha bimë të kultivuara.

Bilali theksoi se në takim u diskutua për mundësinë e investimit të kësaj kompanie në Shqipëri dhe mundësinë e bashkëpunimit të tyre me fermerë dhe biznese të tjera lokale.

Bilali nënvizoi se, “javët në vijim do të organizojmë takimin radhës me palët e interesuara shqiptare. Klima e favorshme e krijuar nga qeveria shqiptare ka rritur interesin e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri”.

“Kjo ka kontribuar në hapjen e vendeve të reja të punës dhe në rritjen e ekonomisë së vendit”, tha Bilali.