Inter Milan's Italian head coach Simone Inzaghi attends a walk-around at Sheriff Stadium in Tiraspol on November 2, 2021 on the eve of their UEFA Champions League football match against Sheriff. (Photo by Sergei GAPON / AFP) (Photo by SERGEI GAPON/AFP via Getty Images)

Simone Inzaghi ka dhënë një intervistë shterruese për “Gazzetta Dello Sport”, duke prekur disa tema. Sigurisht, viti që po përfundon ka qenë fatlum për të, sepse e katapultoi në një stol tepër të rëndësishëm në Serie A. Prej verës, ish-trajneri i Lazios drejton kampionët zikaltër, me të cilët e mbylli fazën e parë të kampionatit në krye.

Trajneri nga Piacenza ka analizuar gjashtë muajt e tij të parë te zikaltrit: “Për mua, 3-2 në Napoli ishte një pikë kthese, një ndërgjegjësim i madh. Ishte një ndeshje që duhej ta fitonim dhe më pëlqeu si ia dolëm. Ishte një Inter ku lojtarët ende po njiheshin me njëri-tjetrin”.

Goditja e verës ishte Dzeko; 11 gola në 24 ndeshje me Interin: “Kur e kuptuam që Lukaku do të ikte, po atë mbrëmje fola me Marotta-n dhe Ausilio-n dhe iu përmenda emrin e Dzekos. Ata u përgjigjën: Je në një mendje me ne, prej kohësh kemi dashur ta sjellim këtu. Është një sulmues që të ndihmon të luash mirë, por ne kemi shumë lojtarë cilësorë në skuadër”.

Nandez mund të bëhet një emër i nxehtë në hyrje: “Ai është një lojtar interesant, një profil fleksibël. Nuk dua të flas për emra, klubi është vigjilent. Nëse na jepet mundësia, do të jetë e drejtë ta shfrytëzojmë”.

Kapitulli individual, rritja eksponenciale e Çalhanoglu: “Hakan ka sasi dhe cilësi, arrin të imponohet me to. Nëse është Luis Alberto ynë? Unë them se po, kanë shumë gjëra të përbashkëta”.

Së fundi, çështjet që lidhen me rinovimet e Brozovic dhe Perisic. Dy situate që duhet të zgjidhen sa më shpejt të jetë e mundur:

“Së pari Brozo duhet të nxitojë për të nënshkruar rinovimin! Barella e ka thënë tashmë, i pëlqen Interi, mjedisi, pastaj mendoj se tani jemi në një fazë normale negociatash. Në fushë është një lojtar i jashtëzakonshëm, prej vitesh me radhë ka në dorë fatet e Interit. Perisic? Eh, shpresoj të rinovojë së shpejti. E dija se me të do të gjeja një kampion, zbulova një njeri me disponueshmëri të madhe, i cili gjithashtu bën pa problem sulmuesin e dytë dhe krahun e djathtë”.