Kreu i qeverisë, në kuadër të rindërtimit këtë të premte ka zgjedhur që të jetë në Lagjen 5 Maji në Tiranë, ku 100 familje janë kthyer në banesat e tyre..
Në bashkëbisedimin me qytetarët ai ka bërë ironi dhe me situatën politike që ka përfshirë së fundmi kampin opozitar.
Rama ka porositur qytetarët që të mos shkojnë pas bravave, por të ruajnë bravat e tyre që të mos jua ndërrojnë.
“Ju lë posi që të bëni kujdes për bravat se ka filluar në qytet një çështje bravash dhe ruani bravat mos jua ndërrojnë dhe bëni kujdes nga çelsat që nuk kanë lidhje me bravën, mbani çelsin tuaj e mos shkoni pas bravave që nuk fusin asnjë çels”, ka thënë Rama.