Italia ka rikthyer detyrimin për mbajtjen e maskave në ambientet e jashtme për shkak të rritjes së rasteve me Covid. Gjithashtu në bazë të vendimeve të marra, kohëzgjatja e certifikatës së gjelbër do të reduktohet nga 9 në 6 muaj, ndërsa maska do të jetë e detyrueshme deri në 31 mars.

Të gjithë personat që do të shkojnë në kinema, teatër, dyqane apo dhe do të përdorin transportin publik duhet të mbajnë maska. Në të njëjtën kohë, gderi më 31 mars, të gjithë klientët e kafesë dhe restoranteve duhet të kenë një certifikatë vaksinimi (të paktën dy doza të vaksinës kundër koronavirusit).

Italia ka regjistruar 5,517,054 raste dhe 136,245 viktima që nga fillimi i pandemisë.