Dashi-Ish-at e tu i merr malli menjëherë për ty! Që nga momenti që s’jeni më bashkë, ata e kuptojnë sa shumë kanë humbur. Ti je lideri/ja e lindur edhe në marrëdhëniet romantike. Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Brenda 24 orëve të para del me dikë tjetër. Çfarë të presësh në fund të fundit? Gjëja që i mungon më shumë atyre nga ty: Takimet spontane, planet e minutës së fundit që rezultonin të ishin ditët më të bukura të jetës!
Demi-Ti ke shumë llogjikë në gjërat që thua dhe bën, prandaj që nga momenti i parë që e kuptove se nuk do të kalosh pjesën e mbetur të jetës me të, nuk interesohesh më. Je natyrë e qëndrueshme dhe shpesh mund të mbetesh dhe miq me ish-at. Në fund të fundit, i qëndrove gjithnjë besnike. Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Ndërron garderobën, shkruan librin tënd të gatimit, ridekoron kuzhinën ose nis seancat e meditimit. Çfarë i mungon atyre nga ty: Ti i çoje gjithnjë në baret/restorantet më të mira! Kush ka kaq shumë shije sa ty tani? Kush?
Binjakët-Ti s’ke frikë nga asgjë, ke shpirt aventurieri prandaj ndarjet s’janë ndonjë gjë e madhe për ty. Natyra jote dualiste dhe karizma që ke, formojnë stuhinë perfekte prandaj mendja jote rreth një marrëdhënieje ndryshon brenda natës. Mund të ndahesh sot dhe të rikthehesh me të të nesërmen. Gjëja e parë që bën pas ndarjes: E flet me njerëzit që do më shumë. Për ty është shumë e rëndësishme të rrethohesh nga dashuria dhe të marrësh afirmimin e rrethi tënd më të ngushtë. Çfarë i mungon atyre nga ty: Zgjuarësia dhe shakatë e tua që i ndriçonin ditën! Tani e kuptuan që ishe një yll!
Gaforrja-Ty ndarjet të godasin shumë emocionalisht, nisur nga natyra që ke. Në fakt, ashtu duhet të jetë apo jo? Je një nga shenjat më besnike dhe mbështetëse, prandaj lëndohesh shpejt nëse dikush bën të kundërtën me ty. Ti kujdesesh për të gjithë, por kurrën e kurrës nuk do ta çosh atë mesazhin që ke bërë gati pas ndarjes, sepse ai/ajo s’duhet ta marrë vesh kurrë sa i/e lënduar je. Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Gjëmon çdo veprim të tij/saj. Eshtë lidhur me dikë? Pasi mbaron kërkimet, i bën block.
Çfarë i mungon prej teje: Ti bëje masazhet më të mira në botë dhe ai/ajo i humbi përgjithmonë!
Luani-Ti s’je fare i mërzitur sepse nuk të intereson. Ok, le ta pranojmë. Je pak i mërzitur, ose thënë më mirë, je i fyer që shpenzove kohën tënde me dikë që s’ishte perfekt sa ty. Gjëja e parë që bën pas ndarjes: I kujton vetes sa i mirë je! Çfarë do t’i mungojë më shumë prej teje: Kur ju ishit bashkë, ata ndjenin me të vërtetë ç’do të thotë të jesh çift, por s’e kuptuan që gjithë ajo fuqi vinte prej teje.
Virgjëresha-Ti kërkon për kuptim në çfarëdo lloj gjëje. Analizon gjithçka dhe përpiqesh të mësosh gjëra të reja. Disa mendon se e tepron, por kjo është thjesht natyra jote. Tani, po falenderon universin që të largoi nga ai djalë i keq që mori kaq shumë nga jeta jote. Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Je e shokuar dhe i pëshpërit vetes pafund fjalinë: “thjesht s’e kuptoj”. Duhen 3 ditë që shokët të të mbushin mendje që çdo gjë do shkojë mirë. Ti e di këtë, por thjesht ke nevojë ta procesosh. Çfarë i mungon atyre nga ty: Mënyra se si ti i planifikoje gjërat që atyre t’i dukeshin kaq të thjeshta.
Peshorja-Ti ke tendencën të mos kesh konflikte dhe nuk i do ndarjet e këqija as kur ato ndodhin. Pas ndarjes ti tregohesh shumë diplomatike dhe sigurohesh të mos mbash asnjë lloj inati, por thellë thellë e di që s’do t’jua falësh kurrë që të shpenzuan kaq shumë kohë. Gjëja e parë pas ndarjes: Nëse je shumë po shumë e tronditur, i futesh shkollës së drejtësisë. Nëse je pak, bën një listë me këngë ndarjesh dhe i dëgjon nga 100 herë. Çfarë i mungon ish-it prej teje: Ata do të ndihen sikur askush më nuk do t’i bëjë të ndihen siç i bëre ti. Asnjë s’ka stilin, humorin apo interesat e tua.
Akrepi-Nga t’ja fillojmë? Pikë së pari, ish-at kanë frikë nga ty dhe paçin fat nëse ishin ata që të lënduan sepse ti s’e lë me aq. Komunikimi ndërpritet si me thikë, njësoj si të mos kishe ekzistuar kurrë, por ndjesia e hakmarrjes, jo! Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Flirton me idenë që mund të dalësh me shoqen/shokun e tij/saj Çfarë i mungon atyre nga ty: Seksi i mrekullueshëm! Je kampioni i horoskopit!
Shigjetari-Jeni shumë të lezetshëm dhe njerëzit e kanë kollaj të bëhen miq me ju. Po ashtu dhe ish-at. As ti nuk e ke problem këtë, por në fund të ditës shpreson për diçka më tepër prej tyre. Gjithsesi s’e bëni kurrë ju hapin e parë Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Flet me një mik për t’i treguar që i dhe fund dhe pse e di që s’është kështu. Çfarë i mungon atyre prej teje: Ishte shumë qejf me ty! Kush tjetër mund t’i bindë të bëjnë një udhëtim momentin e fundit?
Bricjapi-Je single sërish! Çfarë super shansi për të takuar njerëz të rinj dhe për ta zëvendësuar ish-in me dikë më të zgjuar, më të bukur dhe më interesant. Sigurisht miqtë tuaj mendojnë se je pak i keq për shkak se nuk të shohin duke vuajtur, por funksionon. Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Del me dikë që është komplet ndryshe nga ish-partneri yt. Çfarë i mungon atyre nga ty: Shkonit gjithnjë nëpër restorantet, hotelet dhe vendet më të mira në vend!
Ujori-Ti ndihesh shumë mirë që gjërat janë si janë tani, pavarësisht mërzitjes së fillimit. Në fund të fundit jeni shumë të pavarur dhe kishit nevojë për hapësirën që ju mungonte. Do të kujdeseni për të ruajtur formën tuaj më të mirë pas ndarjes dhe sigurisht nuk do të humbisni asgjë nga natyra juaj karizmatike. Gjëja e parë pas ndarjes: Planifikon udhëtimin që ke dashur gjithmonë. Çfarë i mungon atyre prej teje: Ti e sheh botën si askush tjetër dhe pa ty në jetën e tyre, gjërat janë pak si të mërzitshme.
Peshqit-Peshqit e mirë! Ti punon shumë dhe je shumë i sjellshëm me këdo që beson. Miqtë mërziten edhe më shumë kur shohin që i dashuri yt nuk të trajton si princeshë që je dhe mezi presin të gjesh çfarë meriton. Je shumë romantik dhe prandaj e vuan pak më tepër se të tjerët ndarjen. Gjithsesi, përpiqesh t’i mbash gjërat në mënyrë miqësore me ta! Gjëja e parë që bën pas ndarjes: Hap një blog me poezi që bëhet viral. Çfarë i mungon atyre prej teje: Ti kujdeseshe si askush tjetër dhe ata s’e merituan!