Në mesin e artistëve që kanë performuar mbrëmë në “Sheshin Skënderbej” për Krishtlindje ishte edhe Filloreta Raçi, e njohur gjerësisht si Fifi.
Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ish-banorja e Big Brother VIP, ka treguar dashurinë e madhe që ka për fansat e saj duke shkruar se nuk ka fitore më të madhe për të.
“Nuk ka fitore më të madhe se ju nanushat e mi ?? Jetojë , frymojë dhe punojë pikërisht per këtë moment në jetë ❤️ TIRANA JU DUA PAFUND”, ka shkruar ajo bashkëngjitur me fotot nga koncerti.
Gjatë performancës së saj kur po këndonte këngën “Diell”, këngëtarja u përlot në skenë dhe tregoi emocionet e saj në kohën kur shkroi këngën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.
“Është një këngë që e kam shkruar kur unë jam ndjerë njeriu më i copëtuar në jetë. Një këngë që kam shkruar kur kam qenë shumë e thyer dhe shumë e lënduar. Edhe kam menduar që më kanë braktisur të gjithë. Kam menduar se kur të dal nga kjo shtëpi nuk ka për të më pritur askush. Nuk e di pse e kam menduar”, tha Fifi.