Juventus është në kërkim të një sulmuesi dhe, sipas Tuttosport, duket se bardhezinjtë ka hequr dorë nga emrat me peshë.
Është hequr nga lista emri i Edinson Cavani-t, i cili pritet të transferohet te Barcelona, ashtu si emri i Anthony Martial, pasi konsiderohet shumë i ngjashëm me Morata-n.
Pierre-Emerick Aubameyang ka një rrogë shumë të lartë, 15 milionë euro, ndërsa Icardi ka pak mundësi që të merret me formulën e huazimit nga PSG.
Mbeten në garë Arek Milik, fiksim i vjetër bardhezi, dhe Gianluca Scamaça, sulmuesi i Suassuolo-s.
Për Dusan Vlahovic, që duket se mbetet i preferuari, bardhezinjtë mund të hidhen në sulm në merkaton e verës dhe jo atë të dimrit.