Skandali me publikimin e pagave vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Rrogat e më shumë se 600 mijë qytetarëve u bënë publike dhe tashmë po qarkullojnë në media dhe rrjete sociale.

Ndër emrat e publikuar janë edhe personazhe të njohur e shumë të komentuar të ekranit shqiptar. Ndër to figuron edhe një nga konkurrentët më të përfolura të “Për’puthen” këtë edicion.

Bëhet fjalë për Alvisën. Tashmë është bërë publike edhe paga e saj në dyqanin e ish-të dashurit, Hysenit. Ajo punon aty si shitëse dhe merr një pagë minimale prej 300 mijë lekësh.

Kujtojmë që drama Alvisa-Hysen bëri bujë të madhe në “Për’puthen”. Hyseni zbuloi fillimisht se kishte mbajtur lidhje jashtë programit me konkurrenten. Ndërkohë, ajo e akuzoi ish-të dashurin e saj për përdorim dhune.

Kujtojmë që pak ditë më parë u bënë gjithashtu publike të dhënat edhe për pagat e disa personazheve të tjera të ekranit që vijojnë si më poshtë.

“Nuk e kam mohuar që kam pasur kontakt. Jam munduar me të gjithë forcën time që të mos hynte këtu. Që kur ka hyrë ai, kam qenë shumë keq dhe kam bërë çmos që të mos hyj në emision. Jam përpjekur ta zgjidh me konsensus. Është e qartë që nëse do të doja atë, nuk do të takoja Bashkimin. Unë kam 2 javë që flas ditë e natë me Bashkimin.

Hyseni më ka carë gomat e makinës më ka kërcënuar. Dua të marr celularin dhe të nxjerr të gjithë shenjat. Nuk mund ta dua një njeri të tillë. Do jua tregoj çfarë më ka bërë ai lloj mashkulli. Se çfarë më ka bërë ai mua, e di shpirti im çfarë ka hequr. Gjithçka që kam bërë me ty i kam bërë që të mos më kërcënoje e të mos më keqtrajtoje”, tha Alvisa në një nga puntatat.