“E para e punës, ato që ju i konsideroni arsye për t’ju thënë unë, po është faji im, për mua janë arsye për t’ju thënë juve se po, përpjeket e mia dhe tonat po funksionojnë se përndryshe përça e kemi bërë ne reformën në drejtësi. Në rastet individuale, ato janë raste individuale deri kur fajësia të vërtetohet nga gjykata, gjithsecili është i pafajshëm, por kjo është një çështje e individëve, çështja ime është tju them juve se nëse drejtësia sot dhe prokuroria po jep shenja të qarta se nuk sheh majtas e djathtas, unë jam krenar për këtë. Dhe nga ana tjetër t’ju them juve se po, përgjegjësia është individuale, shumë individuale madje, çdokush që merr një detyrë, zgjidhet për njëmijë e një arsye të cilat nuk bien si aryse në momentin kur ai ose ajo gjenden në faj, por ama në atë moment ai është vetëm, cilido qoftë” u shpreh ai.
Kryeministri shtoi se:” Ju vazhdoni të thoni patronazhistët, nga e nxirrni ju këtë, me ça të drejte e përsërisni këtë kur jo vetëm unë që e kam thënë atëherë po dhe gjithë hetimet e bëra, e kanë nxjerrë se nuk është baza e të dhënave të partisë socialiste, por është nje bazë të dhënash e miksuar me të dhëna të vjedhura nga PS, nuk kemi ne numra kartash identiteti të regjistruara, s’kemi, pikë.”
“Dalja e të dhënave të pagave, është shumë e shëmtuar, është kriminale që prolkuroria duhet ta ndjeki. Por nga ana tjetër unë nuk di ndonjë vend demokradik me standard, ma tregoni vendin ku nxjerrja e të dhënave, që për këtë akuzë t’i drejtohet gishti kryetarit të shtetit. Amerikës i dolen sheshit të dhëna kryesore dhe a dini ju të ketë marrë përgjesinë ndonje sekretar shteti për kërtë gjë. Kjo është luftë dhe një luftë e rrezik që po përballet e gjithë bota. Ne duhet të vazhdojmë përsosjen e sistemeve për të krijuar kapacitete mbrojtëse më te larta, prandaj kemi vendosur buxhetin prej disa kohësh për të ndërtuar qendrën e mbrojtes kibernetike” tha Rama.
Home Lajme Aktualitet Konferenca e fundvitit, Rama: Nëse drejtësia dhe prokuroria po japin sot shenja...