”Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjitike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve!”. Kështu shkruantë mesditën e sotme ndër të tjera kryeministri Rama duke iu referuar krizës energjitike që ka kapluar Kosovën.
Pas deklaratës së kryeministrit Rama, ka reaguar edhe deputeti i PDK në Kuvendin e Kosovës, Abelard Tahiri. Në fjalën e tij në Kuvend, teksa e falenderoi kryeministrin Rama për gatishmërinë e tij për të ndihmuar Kosovën, thumboi kryeministrin Kurti duke u shprehur se ”Edi Rama më shumë po interesohet për krizën energjetike në Kosovë sesa Albin Kurti, i cili as nuk ka ardhur në seancë”. Me tej Tahiri theksoi se lideret e Ballkanit jane te gjithe ne krye te punes per energjine, nderkohe qe Kurti as nuk flet e as nuk shkon ne seance.
Kosova është duke u përballur prej ditësh me krizë energjetike. Për shkak të kësaj krize energjetike qytetarët, nga 22 dhjetori po përballen me reduktime të energjisë elektrike
Fjala e Tahirit: