Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar krizën energjitike me të cilën po përballet vendi dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të kursejnë energjinë. Një koment që ai ka bërë në konferencë për mediat, ku tha se në shtëpinë e tij po ngrohet me batanije, ka bërë xhiron e rrjetit.
Së fundmi, ish-deputeti i Kosovës Gani Geci ka ironizuar me këtë deklaratë.
Në rrjetet sociale, Geci ka publikuar një video ku ka treguar se mbrëmë është bllokuar në një ashensor në Prishtinë për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike.
“Mbrëmë erdha në Prishtinë, duke e ndegju Qeverin mezi u bo mengjes tu nxeh me batanije, hyra në lift (ashensor), u ndal rryma e mbeta ne lift. Nana e vakive jam bre!”, shkroi Geci.