Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos ka uruar Krishlindje dhe Vit të Ri plot ngazëllim për të gjithë besimtarët.
Kryepeshkopi Anastasi thotë “Fjala e Perëndisë le të udhëheqë mendimet dhe veprimet tona, që t’i përballojmë problemet e vogla e të mëdha dhe periudhën e pandemisë, me qëndresë paqësore”.
Kryepeshkopi Anastas: Dy nga rrezet e shumta të Diellit të Drejtësisë, që ndriçojnë këto ditë, bëhen vecanërisht aktuale për kohën tonë: fuqia e qëndresës paqësore e personave kryesorë të Lindjes dhe thelbi i kuptimit të saj; që Biri i Perëndisë erdhi për të qëndruar me ne.
Fjala e Perëndisë le të udhëheqë mendimet dhe veprimet tona, që t’i përballojmë problemet e vogla e të mëdha dhe periudhën e pandemisë, me qëndresë paqësore.
Krishtlindjet dhe Viti i Ri qofshin plot ngazëllim, me shëndet të palëkundur dhe perceptim të vazhdueshëm të pranisë së tij.