Pas mbledhjes së qeverisë, Ministria e Arsimit, Evis Kushi bëri të ditur se ditën e sotme është miratuar marrëveshje midis Bashkimit Europian dhe qeverisë shqiptare për pjesëmarrjen e Shqipërisë në program për kërkimin shkencor dhe inovacionin.
“Miratuam sot marrëveshjen midis BE dhe Shqipërisë për pjesëmarrjen e Shqipërisë në programin e unionit, Hurricion Europe program për kërkimin shkencor dhe inovacionin. BE synon të krijojë një zonë të përbashkët, treg të vetëm për këto të dyja, duke nxitur bashkëpunimin midis institucioneve, duke nxitur shkëmbimin mes tyre, lëvizshmërinë e studiuesve. Marrëveshja që miratuam parashikon të gjitha kushtet dhe kriteret që duhet të plotësojë Shqipëria për të marrë pjesë në këtë program. Ministria e Arsimit paguan një kontribut financiar vjetore në mënyrë që institucionet tona të kenë mundësi të konkurrojnë me projekte të përbashkëta. Sfida jonë është që të mund të përthithim sa më shumë fonde nga ky program, në raport me kontributin financiar. Ne si ministri do të ofrojmë të gjithë asistencën e nevojshme për të rritur kapacitetet e universiteteve për hartimin e projekteve që të jenë sa më të suksesshme. Universitetet po bëjnë një progres të mrekullueshme në kuadër të ndërkombëtarizimit me bashkëpunime me universitetet europiane. Bashkëpunimi mes tyre konstituojnë edhe në projekte të përbashkëta, konferenca të përbashkëta. Jam optimiste që ndryshe nga vitet e kaluara këta herë do të jenë të larta në raport me kontributin që ne paguajmë”, u shpreh Kushi.