Një tjetër lajm i mirë vjen nga DPSHTRR për të gjithë drejtuesit e mjeteve. Nga viti i ardhshëm do të lehtësohen procedurat për ndërrimin e pronësisë së automjeteve. Për më tepër mund të informoheni në informacionet dhe video të publikuara nga Drjtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të transportit Rrugor.

Tjetër LAJM I MIRË për Drejtuesit e Mjeteve!
Mbi 60,000 mjete në vit paraqiten për Kontroll Fizik kur ndërrojnë pronësinë e mjetit. Kjo procedurë kërkon prezencën e mjetit dhe një kohë (radha+kontrolli) që varet nga fluksi ditor (~30 minuta). Falë marrjes në administrim sivjet të Kontrollit Teknik, sistemet informatike ndërveprojnë ndaj Certifikata e Kolaudimit e lëshuar nga DPSHTRR e bën të panevojshme që mjeti t’i nënshtrohet përsëri kontrollit fizik!

Eliminojmë nga viti 2022 mbi 60,000 praktika Kontrolli Fizik në vit! Thjeshtojmë procedurat, duke liruar kapanonet nga radhët e duke ndihmuar për një shërbim më të shpejtë për të gjithë: – Ulim kohën e shërbimit të Ndërrimit të Pronësisë me rreth -30 min! – Ulim koston e këtij shërbimi me -1,500 lekë më pak! I kursejmë qytetarëve në total: •90,000,000 lekë/vit •30,000 orë pritje/vit Më Lehtë, Më Shpejt, Më Lirë!