Pasditen e sotme në mediat online ka qarkulluar lajmi se Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Ëngjëll Agaçi ka dhënë dorëheqjen.
Megjithatë, ky lajm është mohuar nga burime për Report Tv në Kryeministri. Të kontaktuar nga Report Tv, burime të sigurta kanë bërë me dije se Agaçi nuk ka dhënë dorëheqjen, por ai vijon të jetë në detyrë.