Kryeministri Edi Rama këtë të martë nga Berati ka prezantuar ligjin e bashkëqeverisjes .
Rama në fjalën e tij ka bërë me dije se tashmë do të eliminohet lëvizja e qytetarëve në shumë zyra dhe aplikimi do të bëhet vetëm online.
Ndër të tjera ai thekson se pritet që në janar të ketë akses të plotë në shërbimet administrative përmes smartfonit apo kompjuterit dhe fillimi i mbylljes së sporteleve, duke i dhënë fund radhëve, zvarritjeve, rryshfetit.
“Të gjithë punonjësit e sporteleve do të bëjnë punën pas ekranit të telefonit. Aplikon për një shërbim dhe merr përgjigje dhe në këtë faze një pjesë e madhe e aplikimeve e marrin përgjigjen e drejtpërdrejtë në telefon ose në kompjuter, një pjesë jo. Nëse aplikon për titullin e pronësisë në kadastër, nuk e merr titullin në telefon por duhet që të shkosh ta marrësh. Ne po përpiqemi që jo vetëm aplikimin por edhe marrjen e dokumentit ta marrësh online”, ka thënë ai.