Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi.
Njoftimi:‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja për hyrjet në Malin e Zi ??
Duke filluar nga data 02 janar 2022, lejohet të kalohet kufiri:
Me certifikatë vaksinimi të plotë me numrin e duhur të dozave, dhe nga doza e dytë të mos ketë kaluar më shumë se 6 muaj.
Me vërtetimin se personi ka kaluar kovidin (që ka kaluar jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv PCR ose i shpejtë antigen).
Në të dyja rastet personi duhet të ketë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.
Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negativ.