Një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha dhe përkrahësit e tij hynë me dhunë në selinë e PD, duke shkelmuar dhe një derë, kryedemorati Lulzim Basha ka marrë masën e parë.
Në ambientet e jashtme të selisë së PD ka nisur instalimi i kamerave.
Kujtojmë se ish-kryeministri Berisha dhe anëtarët e Komisioni të Rithemelimit të PD, mbërritën dje në seli për t’i bërë të qartë Bashës se nuk do ta lejojnë të qëndrojë në zyrën e kryetarit të partisë.
Pasi u ngjitën në katin e dytë, ata u përballën me dyert e mbyllura të sallave ku organizohen mbledhjet. Por pasi deputeti Noka konstatoi derën e mbyllur, ai u kthye për të biseduar me Berishën, por në këtë moment një nga personat që kishte ardhur me ish-kryedemokratin Berisha pas dy goditjeve me shkelm arriti të shpërthente derën.
Personi që shkallmoi derën u identifikua si Fation Dautaj, preson me precedent kriminal. 36-vjeçari është cilësuar si person i rrezikshëm në Britani.