Zv. kryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së përjavshme të qeverisë ka treguar disa nga vendimet që janë ndërmarrë.
Ai ka thënë se është miratuar një fond i ri për të shkuar përpara me procesin e rindërtimit, si dhe shtoi se një sërë kategorish do të përfitojnë bonuse për fundvit.
“Rindërtimi vijon me shpejtësi, qoftë i pallateve, infrastrukturës publike apo ndërtesave arsimore. Sot janë akorduar likuiditete rreth 3.2 mld lekë që bëjnë të mundur procesin e rindërtimit dhe për të kapur objektivat që kemi pasur.
Këtë vit siç e kemi deklaruar, buxheti ka shkuar në 35 mld lekë. Midis vendimeve të rëndësishme janë bonusi për pensionistët dhe një gamë kategorish qytetarësh në nevojë që do të shpjegohen nga ministria e Shëndetësisë dhe Financat”, tha Ahmetaj.