Gazetari Mero Baze ka komentuar zhvillimet në Partinë Demokratike ku kryetari Lulzim Basha dhe ish kryetari Sali Berisha janë ndarë në dy pjesë.
Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, botuesi i gazetës TemA shkruan:
“Sot Partia Demokratike u nda dhe zyrtarisht nga Berishizmi. Berisha po bën mitingun më të vogël të historisë së tij në stadium Basha po bën aktin më të guximshëm të jetës së tij duke i qëndruar përballë në emër të vlerave perndimore për të cilat u themelua PD. Dhe në shoqatat e Hysni Milloshit shumica ishin me Enver Hoxhën por shqiptarët jo”, shkruan Mero Baze.