Alvaro Renedo Zalba është ambasadori i ri i Spanjës në Tiranë. Zalba është pritur nga Presidenti Ilir Meta me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Presidenti Meta teksa i uroi Ambasadorit suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri, vlerësoi rritjen e shkëmbimeve të fundit politike mes dy vendeve dhe nënvizoi rëndësinë e vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, turizëm, art, kulturë dhe arsim duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese reciproke.

“Prita sot në një takim të ngrohtë Ambasadorin e ri të Spanjës, Sh.T.Z. Álvaro Renedo Zalba me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, duke i uruar suksese në misionin e tij diplomatik në Shqipëri për intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve shumë të mira mes dy vendeve tona.

Vlerësova rritjen e shkëmbimeve të fundit politike mes Shqipërisë dhe Spanjës, si dhe nënvizova rëndësinë e vijueshmërisë më tej të bashkëpunimit, sidomos në fushën ekonomike e tregtare, turizëm, art, kulturë dhe arsim duke shfrytëzuar potencialet ekzistuese reciproke.

E falenderova Ambasadorin veçanërisht për qëndrimin mbështetës të Spanjës për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare të Bashkimit Europian me Shqipërinë dhe ndihmën që vendi i tij i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian”, shkruan Meta.