Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se në kuadër të procesit të vaksinimit anti Covid, mbrëmjen e së enjtes kanë mbërritur në vendin tonë 375,000 doza të vaksinës Pfizer.
Manastirliu shkruan se përgjatë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.
“Miku i mirë njihet në ditë të vështira?
Përgjatë gjithë këtyre 21 muajve të pazakontë në përballjen me pandeminë, mbështetja e miqve tanë të Bashkimit Europian ka qenë e pakursyer.
Kanë mbërritur në orët e mbrëmjes në #IShP 375,000 doza të vaksinës Pfizer, një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon e na bën më të fortë ?? ? ??
#Vaksinohu