Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta lidhur me “Buxhetin 2022”, të cilin e ktheu dje për rishqyrtim në Kuvend.
Meta ka deklaruar se “Buxheti 2022” nuk është transparent. 385 milionë euro ka humbur qeveria në Gjykatën e Arbitrazhit. Detyrimi do paguhet me taksat e qytetarëve, por zero sqarime kur dhe si”.
Lidhur me këtë deklaratë, Ibrahimaj thekson se “Ministria e Financave dhe Ekonomisë është në dispozicion të zotit President për t’i shpjeguar se ai e lexon (në qoftë se e ka lexuar) gabim buxhetin 2022”.
“Citimi i përdorur nga zoti President (apo nga cilido që e ka shkruar në emër të tij) është një lajm i rremë fund e krye. Uroj që z. Presidenti të reagojë duke e hequr këtë postim, qoftë edhe pa i kërkuar ndjesë publikut, për dizinformimin që postimi i tij përmban”, ka deklaruar ministrja.