Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot shembullin e mjekut Ëngjëll Lazaj, i cili punon në Spitalin Rajonal të Vlorës.

“Prej 24 vitesh dr. Ëngjëll Lazaj i është dedikuar me pasion e profesionalizëm qytetarëve që marrin shërbim në Spitalin Rajonal të Vlorës”, theksoi Manastirliu.

Manastirliu u shpreh se “mjeku i njohur anestezist-reanimator, i specializuar në Shqipëri dhe më pas në Itali, është një aset i çmuar për këtë spital rajonal, duke ofruar çdo ditë shërbim cilësor e të kualifikuar për pacientët e Vlorës dhe zonave përreth”.