Ditët e fundit te ketij viti dhe te parat e vitit 2022 pritet të karakterizohen nga mot kthjellët, pas reshje shiu apo dëborë, por me temperatura të ulta kryesisht në zonat veri-lindore dhe jug-lindore.
Në këto zona, parashikohet që temperaturat të zbresin deri në -10 gradë celcius, kurse Ultësira Perëndimore dhe pjesa qendrore e vendit do të jenë më të ngrohta.
Situata pritet të marrë një kthesë të fortë duke filluar nga data 5 janar 2022, ku parashikohen reshje shumë të dendura shiu në veri të vendit, të cilat do të zgjerohen edhe më tej duke “pushtuar” të gjithë zonën veriore përgjatë dative 6-7 janar 2022.
Reshjet e dendura do të zbresin edhe më tej duke përfshirë qarkun e Dibrës si edhe zonën malore të Librazhdit, deri në Pogradec.
Krahas reshjeve të shiut, në zonat malore pritet edhe dëborë, ndërsa temperaturat do të vijojnë të ulta duke filluar nga 31 dhjetori 2021.