utoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se pavarësisht reshjeve të shumta orët e fundit të gjitha akset rrugore janë të kalueshme normalisht.
ARRSH njofton se, gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje me intensitet mesatar, por pa penguar qarkullimin në akset nacionale.
“Kontraktorët kanë bërë pastrimin nga rënia e gurëve apo inerteve në trup të rrugës dhe janë në terren gati për çdo situatë”, theksohet në njoftim.
ARRSH bën apel për përdoruesit e mjeteve të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës.