Omicron është kthyer në variantin kërcënues për një tjetër valë pandemike në të gjithë botën.
Në Gjermani duket se shkencëtarët po përpiqen që të krijojnë mënyra parandaluese për përhapjen e Covid.
Mediat vendase raportojnë se shkencëtarët gjermanë duket se kanë gjetur zgjidhjen, në një kohë kur shumë vende europiane po mendojnë të shtrëngojnë sërish masat, në kuadër të përhapjes së shpejtë të variantit Omicron.
Në një studim eksperimental që është zhvilluar në dy universitete të Mynihut ku pretendojnë se një “murë mbrojtës”, me rreze ultravjollcë, mund të eliminojë 99% të viruseve.