Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe, Desmond Tutu vdiq më 26 Dhjetor njoftoi Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa.
Tutu ishte aktivist i njohur i cili luftoi për barazi racore por edhe aktivist i të drejtave të komunitetit LGBT në Afrikë të Jugut duke qenë njëkohësisht kryepeshkop. Tutu ishte 90-vjeçar.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Ramaphosa tha se vdekja e Tutus paraqet “edhe një përshëndetje më shumë nga gjenerata e jugafrikanëve të dalluar”. Ai shtoi se trashëgimia e Tutus është “Afrika e Jugut e çliruar”.
Javanews
Home Bota
Vdes fituesi i Nobelit për Paqe, Desmond Tutu
26/12/2021 10:07

Lexoni edhe:
Lexojeni këtë me kujdes nëse doni të forconi zemrën tuaj.
Sponsored by MonadPlug
Kundërshtar i pakompromis i aparteidit, Tutu punoi pa u lodhur ndonëse pa dhunë, për rrëzimin e regjimit brutal të shtypjes në vendin e tij.
Desmond Mpilo Tutu u lind më 7 tetor 1931 në Klerksdorp, qytezë kjo në perëndim të Johanesburgut dhe ishte mësues para se të bëhej prift.
Tutu ishte arrestuar në vitin 1980 për pjesëmarrje në protesta e më vonë edhe pasaporta e tij u konfiskua. Pas rikthimit të pasaportës e shfrytëzoi për të udhëtuar në SHBA dhe Evropë ku takoi zyrtarë të lartë shtetesh, presidentë e shumë të tjerë, në kërkim të ndihmës për kauzën e tij.