Sergio Aguero ka lajmëruar pak ditë më parë tërheqjen e tij nga futbolli për shkak të një problemi kardiak. Kun, gjatë karrierës së tij, ka lënë shenjë në çdo skuadër me të cilën ka luajtur nga fillimet e tij në Argjentinë, deri në majat e futbollit europian me fanellat e Atletico Madrid, Manchester City dhe Barcellona, klubi i tij i fundit.
Ish-sulmuesi ka shkëlqyer edhe me Argjentinën, duke u bërë një nga simbolet e Albiceleste-s në vitet e fundit bashkë me Messi-n. Ja pse, pas lamtumirës së tij nga futbolli i luajtur, Federata Argjentinase e Futbollit, ka vendosur ta nderojë me një gjest simbolik. Presidenti Claudio Tapia ka konfirmuar se çmimi për golashënuesin më të mirë të Kupës së Argjentinës do të marrë emrin e Kun duke filluar nga edicioni i ardhshëm i turneut.
Duke folur për El Comercio, numri një i futbollit argjentinas ka bërë të ditur se në vitin 2022 trofeu i golashënuesit më të mirë do të marrë emrin Sergio Kun Aguero.
Një gjest që sigurisht do të vlerësohet nga vetë ish-lojtari dhe nga të gjithë tifozët e futbollit.