Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për ndihmën e ofruar në tejkalimin e krizës energjetike.
Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se një strategji e përbashkët energjetike mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike mes dy shteteve, njofton Klankosova.tv.
“Po e riproduktoj tekstin nga Twitteri per gjestin e kryeministrit Edi Rama! Faleminderit kryeministër @ediramaal për ndihmën e ofruar për tejkalimin e krizës energjetike të Kosovës. Një strategji e përbashkët energjetike mes Shqipërisë dhe Kosovës duhet të jetë hapi i radhës, për të arritur konsensusin kombëtar për të ardhmen energjetike të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është rruga përpara!”, ka shkruar Pacolli.