Nata e ndërrimit të viteve do ta gjejë familjen Kurti në fshatin Dardhë të Librazhdit me një shtëpi të re.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i ka dhuruar çelsat e shtëpisë së re famiëjes Kurti, e cila jetonte kushte të vështira në çadër. Me angazhimin e z. Balla, banorëve të fshatit, shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë, shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe të bizneseve që u solidarizuan, kjo familje gëzon një shtëpi të re dhe dinjitoze me të gjitha kushtet e domozdoshme. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron: 50 ditë më parë dhamë fjalën se shtëpia e re për familjen Kurti do të jetë gati për festat e fundvitit. FJALA U MBAJT! Mirënjohje të gjithëve që kontribuan me fjalën e Gjergj Kastriot Skenderbeut “bashkimi bën fuqinë”, shkruan Balla.Postimi i plotë i Taulant Ballës: Dardhë, Librazhd?50 ditë më parë dhamë fjalën se shtëpia e re për familjen Kurti do të jetë gati për festat e fundvitit. FJALA U MBAJT! Mirënjohje të gjithëve që kontribuan me fjalën e Gjergj Kastriot Skenderbeut “bashkimi bën fuqinë”??? Klajdi 9 vjeç e feston ditëlindjen në shtëpinë e re, lotët e gëzimit të Kadries 11 vjeç dhe Kastriotit 13 vjeç që tani është burri i shtëpisë janë kënaqësia më e madhe. GËZUAR 2022??