Ditën e nesërme zhvillohet parada e mjeteve të koleksionit shqiptar RETRO e zbukuruar me xixëllimin e dritave të bredhit në tingujt e muzikës e motorëve.
Babagjyshët vespistë, balerinat xhingël, muzikë jazz & swing dhe dhjetëra mjete do të ndalen pasditen e së dielës në 19 dhjetor në sheshin e Ministrive, pranë pedonales, deri vonë në mbrëmje!
DPSHTRR njofton se mbledhja e mjeteve të koleksionit shqiptar RETRO, nis rreth orës 15:00 te Sheshi te ‘Bunk’Art2’ ndërsa parada nisë rreth orës 16:30 dhe do përshkojë rrugët bulevardin kryesor e do rimblidhen sërish te Sheshi pranë ‘Bunk’Art2’.
Për informacion të detajuar mbi intinerarin shihni foton më poshtë e cila jep sqarimin e plotë.
Merrni familjen dhe miqtë tuaj, vishni kapuçët e babagjyshit e ejani të festojmë së bashku!