Presidenti turk Recep Tayyip do të vijë së shpejti në Shqipëri për inaugurimin e 524 apartamenteve të banimit në Bashkinë e Kurbinit të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit, që tashmë kanë përfunduar dhe janë gati të presin familjen në janar 2022.
Lajmi u bë publik gjatë pritjes që Erdogan i bëri kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, në pallatin Presidencial.
Sipas zyrës së shtypit të Kuventi, presidenti turk shprehu vendosmërinë për mbështetjen për Shqipërinë, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe të Partneritetit Strategjik midis 2 vendeve.
Kryeparlamentarja Nikolla i shprehu Presidentit Erdogan mirënjohje për ndihmën që Qeveria turke i ka ofruar Shqipërisë për përballimin jo vetëm të tërmetit por edhe të pandemisë.
“Ju falenderojmë për rolin e Turqisë si lobuese e fuqishme në njohjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare, zërin e fuqishëm të Turqisë në NATO për institucionalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, dhe do të dëshironim angazhimin e Turqisë edhe në ndalimin e fushatës së Serbisë për tërheqjen e njohjes së Kosovës nga disa shtete”, citon zyra e shtypit fjalën e Lindita Nikollës.