Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka nisur me një mesazh shprese për mbështetësit e tij mëngjesin e kësaj të diele.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se “aty ku lind shpresa, lind fitorja”. “Miremengjes miq! Aty ku lind shpresa, lind fitorja! Sb”, shkruan Berisha.
Rikujtojmë se një ditë më parë, Berisha mbajti një Referendum përreth Shqipërisë për shkarkimin e Lulzim Bashës. Rezultatet e këtij Referendumi pritet të bëhen publike ditën e sotme.
Nga ana tjetër, Lulzim Basha thërriti ditën e djeshme Kuvendin Kombëtar me qëllimin për përforcimine mëtejshëm të pocizionit të tij në krye të PD-së, pas përçarjeve që kanë lindur në shtator të këtij viti kur Basha vendosi të përjashtojë Berishën nga grupi i PD-së.