Vetëm 7 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid dhe një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.
Në raportin e saj të fundit Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se nga 1 849 testime kanë rezultuar pozitiv me Covid 7 raste të reja.
Ndërkohë betejën me Covid në orët e fundit e kanë fituar 9 qytetarë duke e çuar në 157 863 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Ndërkaq vijojnë të jenë aktiv me Covid, vetëm 328 pacientë.