Feride (Fjori) Likja është një nga konkurrentet e reja të “Për’puthen 3”.
Ajo hyri para pak kohësh në “Për’puthen Prime” dhe që me hyrjen e saj shkaktoi disa polemika, duke qenë se ishte përballur me 3 nga djemtë në 1 lokal.
Faqja “VIPAT E BLLOKUT” ka kapur disa detaje që ngrejnë dyshime se Fjori është e lidhur jashtë.
Ajo shihet se udhëton në praninë e një mashkulli, për të cilin dyshohet se është i dashuri saj.
Nga ana tjetër rikujtojmë se Fjori është përlotur në program kur ka kujtuar ish-të dashurin.
“Kur bëhet fjala për emocione, romanticitet, lidhje e çifte jam shumë e ndjeshme. Kam kaluar edhe unë historitë e mia. Më kujtohet një histori dashurie. Ka qenë historia e parë dhe e fundit, momentalisht. Jam pak e lënduar, nuk dua të flas për këtë pjesë, për shkak se nuk dua ta bëj shumë publike. Jam shumë besnike, shumë ekstremisht. Nderin dhe besnikërinë e kërkoj pafund, në momentin që unë e jap. Humbëm të dy, ai më shumë sepse gaboi. Ashtu siç e jap ashtu e kërkoj dashurinë. Kam 3 muaj që jam ndarë, një ekonomiste në Lushnjë më ndihmoi ta kaloja atë stresin. U përfshiva shumë dhe kam pasur shumë stres”,- tregoi Fjori.