Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani thotë se e majta dhe e djathta në politikën tonë janë karikaturë. Sipas tij, të dy palkët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani shkruan se palët janë në garë se kush dhunon më shumë demokracinë. E majta dhe e djathta në politikën tonë janë karikaturë. Qesharakë deri në neveri. Medemek e djathta sulmon me bukë në trastë kapitalin, bisnesin, pronën e familjen.
Medemek e majta sulmon ashpër punën, drejtësinë e barazinë sociale, të përbashktën… Të dy palët sulmojnë individin, lirinë e dinjitetin. Janë të garë se kush dhunon më shumë demokracinë. Të gjithë nuk njohin e as tentojnë të ndërtojnë një shtet jo partiak. Nga kjo pikpamje, nuk e di a jemi në krizë politike apo nuk ndërtuam kurrë politikën e duhur!?”, shkruan ai. Kujtojmë se Ylli Manjani u shfaq së fundmi në publik tek protesta e thirrur nga Sali Berisha, ku mbajti edhe fjalimin e rastit.