Austria po bëhet gati të ofrojë dozën e katërt të vaksinës anti-COVID për punonjësit e shëndetësisë.

Bordi Kombëtar i Vaksinimit teksa bëri me dije vendimin tha se nuk kishte të dhëna të mjaftueshme shkencore për të rekomanduar që vaksinat e katërta të jepeshin te një kategori më e gjerë njerëzish.

“Në funksion të një vale të afërt Omicron, një doza e katërt vaksinimi mund të ofrohet në zonat me rrezik të lartë (p.sh. personeli i kujdesit shëndetësor i ekspozuar) dhe në zonat kritike sistematike gjashtë muaj pas vaksinimit me doza të tretë“, tha bordi.

Austria njoftoi të mërkurën se do të forcojë përsëri kufizimet anti-COVID nga 27 dhjetori për të ngadalësuar përhapjen e Omicron për festa.

Që nga dita e Krishtlindjeve, pushuesve britanikë në Austri do t’u kërkohet të karantinohen nëse nuk kanë marrë 3 doza të vaksinës dhe duhet të tregojnë një test negativ PCR të marrë brenda 72 orëve.

Në nëntor, qeveria e Austrisë njoftoi një bllokim të katërt kombëtar dhe tha se do t’i bënte vaksinat të detyrueshme për të gjithë austriakët, duke u bërë kështu vendi i parë i Bashkimit Evropian që e bën një gjë të tillë.